ARENA CENTER

 

Projekti u ideua nga studioja e njohur arkitekturore e Italisë, Archea Associated, e udhëhequr nga arkitekti me famë botërore Marco Casamonti. Kompleksi i ri i Stadiumit Kombëtar konsiston në ndërtimin e një hapësire moderne të projektuar jo vetëm për lojëra sportive, por edhe për një sërë aktivitetesh sociale dhe kulturore. Stadiumi i ri do të jetë një stadium i Kategorisë IV, duke e bërë atë një nga stadiumet më moderne në Shqipëri dhe rajon.

Projekti është një nga veprat më komplekse arkitektonike dhe inxhinierike të ndërtuara vitet e fundit në Shqipëri dhe përfshin rreth 200,000 m3 punime tokësore, 75,000 m3 punë betoni, 13,000 ton punime hekuri dhe mbi 6,000 ton konstruksione çeliku.

Stadiumi do të ketë një kapacitet prej 22 mijë vendesh dhe të gjitha tribunat e spektatorëve do të mbulohen plotësisht.

Arena Center Albania