APM – pjesë e Panairit Ndërkombëtar të Bolonjës
Më në fund konfirmohet se APM është pjesë e Panairit Ndërkombëtar të Bolonjës, organizuar nga MSCPE i cili do të zhvillohet në datat 23-25 nëntor, me fokus kryesor prezantimin e produkteve dhe shërbimeve të ndryshme të çelikut.
Sipërmarrësit, menaxherët dhe inxhinierët janë të ftuar të jenë pjesë e panairit dhe të vizitojnë ekspozitën tonë për t’u njohur me shërbimet dhe një numër të madh të produkteve të fabrikuara të mbuluara nga APM.
Prezantimi do të fokusohet në pesë sektorët kryesorë ku APM ka një sfond të suksesshëm të demonstruar nga projekte të shumta të përfunduara.
Urat e çelikut, ndërtesat, nafta dhe gazi, energjia dhe pjesët mekanike do të jenë qëllimi kryesor i prezantimit.
APM është e hapur për bashkëpunim me kompanitë, duke ndihmuar në menaxhimin e zinxhirit të furnizimit të tyre duke ofruar standardet më të mira të cilësisë.
Shpresoj që ky panair të shërbejë si një urë lidhëse mes kompanive.
Vizita juaj është e mirëseardhur!
Address: Viale della Fiera, 20, 40128 Bologna BO
Event Times:
23-25 November 2021. 08:00-16:30.
